Bar dhe Restorant

Bar Green

Bar Green i vendosur në katin e parë të hotelit tonë, i ofron klientëve një atmosferë të ngrohtë, intime dhe tepër relaksuese.  Ambienti i barit është i dekoruar me lule të freskëta, duke e bërë atë të duket si një kopësht i vërtetë.

Restorant Green

Një menu e kompletuar me shije, që kombinon më të mirat nga kuzhina shqiptare.
S’ka se si një vizitë në Tiranë të mos përfshijë një eksperiencë të paharrueshme gastronomike. Në restorantin Green ju mund të shijoni specialitete nga më të ndryshmet,  të përgatitura nga shefi ynë i kuzhinës dhe stafi i tij. Personeli ynë është i trajnuar për të qenë bashkëpunëtori juaj gjatë gjithë qëndrimit tuaj në Hotel Green. Gjithmonë të gatshëm t’ju asistojnë në rezervimin e një tavoline, për të organizuar guida turistike, apo për t’ju dhënë informacione të ndryshme për kryeqytetin tonë.