Avantazhet e hotelit tonë
I vendosur përgjatë rrugës Kombinat-Ndroq-Durres SH56 në Vaqarr Tiranë.
Hoteli është 6 km nga Muzeu Kombëtar i Historisë dhe 6 km nga Xhamia Et'hem Beu e shekullit të 18-të.
Me arkitekturën e tij unike Hotel Green është i projektuar në mënyrë origjinale, me pajisje bashkëkohore ku kombinohet në mënyrë perfekte eleganca dhe thjeshtësia e një ndërtimi klasik duke krijuar kështu një atmosferë tërheqëse e relaksuese.
Dhomat e hotelit janë të akomoduara shumë mirë me minibare dhe ofrojnë falas Wi-Fi, TV me ekran tësheshtë, me ajrin e kondicionuar klima.
I njohur si pikë referimi Hotel Green u ofron klientëve të tij një mikpritje të jashtëzakonshme.
Hoteli është i pajisur me ashensorë. Restorant dhe Bar me një kopsht para hotelit.
Hoteli ka vendparkim të hapur dhe të mbuluar për klientet e tij.